Bullgaria sekuestron heroinë me vlerë 8.5 milionë euro

20 Prill, 21:00| Përditesimi: 20 Prill, 21:02

  • Share

Zyrtarët bullgarë të doganës njoftuan se kanë sekuestruar 403 kilogramë heroinë, të zbuluara në një kamion me targa turke, i cili udhëtonte nga Irani drejt Evropës Perëndimore.

618 pakot e drogës ishin fshehur brenda 156 dyshekëve të deklaruar zyrtarisht që transportonte kamioni. Sipas vlerësimit zyrtar, droga e kapur ka një vlerë prej rreth 8.5 milionë eurosh.

Kamioni u konfiskua në pikën e kontrollit “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, tha të shtunën prokurori rajonal i Haskovës, Ivan Stojanov. Mendohet se droga e kishte origjinën në Iran, me destinacion për shpërndarje në disa nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, tha ai. Shoferi turk i kamionit u arrestua dhe mund të përballet me 20 vjet burg nëse gjendet fajtor nën akuzat e trafikimit të drogës.

Bullgaria, e cila gjendet në një rrugë të trafikimit të drogës nga Lindja e Mesme për në Evropën Perëndimore, vitet e fundit ka ndërmarrë hapa madhorë për të goditur trafikun e drogës./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?