Bullgaria mbyll kufirin për automjetet me targa ruse

2 Tetor 2023, 20:29| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 21:21

  • Share

Bullgaria do të ndalojë hyrjen e makinave ruse në vend duke filluar nga dita e sotme (2 Tetor). Tashmë ky vendim është në fuqi në Lituani, Letoni, Estoni, Poloni dhe Finlandë, dhe nga sot është në fuqi edhe në Norvegji. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë Kufitare të Bullgarisë, Anton Zlatanov, në një intervistë në emisionin “Dita Fillon” në BNT.

"Ne kemi punuar shumë aktivisht nga e enjtja deri ditën e djeshme. Jam i bindur se deri në fund të ditës në Bullgari do të hyjë në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave ruse të pasagjerëve në vendin tonë", tha Zlatanov.

Ai nuk specifikoi se sa makina ruse hyjnë në vend çdo muaj, por theksoi se nuk ka shumë. Ndalimi për kamionët ka disa muaj që është në fuqi, raporton agjencia e mediave ukrainase Ukrinform.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barbari: 02/10/2023 21:30

    Po ju rruet Ruseve se nuk lejoni autoveturat te hyjne , ju do te shkoni si bushtra prape te Rusi per gas dhe nafte etj sepse nuk keni ku ta plasni koken o trapa kot e keni qe mbani veten me gariet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?