Bullgaria dëbon nga vendi kreun e kishës ortodokse ruse

21 Shtator 2023, 21:43
  • Share

Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë. Ata akuzohen se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës.

Vendimi për dëbimin e tyre vjen me arsyetimin se janë një "kërcënim për sigurinë kombëtare".

Ndërkohë, në një postim në Facebook, ambasada ruse u shpreh se ndihen të indinjuar nga fakti dhe forma e vendimit të marrë nga pala bullgare, raporton agjencia e lajmeve Politico.

"Qeveria bullgare pro-evropiane me sa duket ka marrë përsipër misionin e vënies së popullit rus dhe bullgar kundër njëri-tjetrit. Ky rast është i paprecedentë, rezultat i një mendjeje satanike”, u ankua ambasada ruse.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?