Bukëvale e ëmbël nga zonja Albana

8 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 12:31

  • Share

Bukëvale e ëmbël

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • Vaj luledielli

Përgatitja:

Zëmë brumin me ujë të vluar, pak kripë dhe miell. E ndajmë në toptha (rreth 8 toptha) dhe i hapim 1 nga 1 ose nga 4 e 4. E lyejmë çdo petë kur e shtrojmë në tavë dhe me majën e lugës bëjmë shkelje mbi petë. E vendosim në furrë të piqet për 45 minuta në 180 gradë. Pasi të piqet e thërrmojmë dhe e spërkasim me gjalpë të tretur dhe sheqer.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?