Bukë shtëpie e shpejtë dhe e butë si sfungjer nga zonja Albana

21 Korrik 2023, 13:29| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:30

  • Share

Bukë shtëpie

Përbërësit:

  • 3 kupa miell gruri
  • 2 lç maja e thatë
  • 1 lç kripë
  • 3 lç sheqer
  • 1 e 1/4 ujë afërsisht
  • 3 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Majanë e thatë e përziejmë mirë me sheqerin, pak ujë dhe një lugë miell.

Ujin e vakët e shtojmë në një enë me majanë e ardhur dhe e përziejmë duke shtuar gradualisht miellin dhe pak kripë. Zëmë brumin dhe e lëmë të vijë. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe çdo kulaç e hapim në formë drejtkëndëshe duke e bërë role. I vendosim roletë e vogla në tavë drejtkëndëshe dhe i vendosim të piqen në furrë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?