Bukë misri me ajkë kosi

2 Shkurt, 12:35| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:14

  • Share

Bukë misri me ajkë kosi

1kg miell misri

Ujë të vluar

Kripë

Për ajkën

3 - 4 lgj salcë

4-5 lgj ajkë

2-3 thelpinj hudhra

Kripë

Piper

Përgatitja e bukës

Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe ujin e vluar. Zemë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekjeje, vendosim bukën e misrit duke I dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

Përgatitja për ajkën

Në një tas bashkojmë salcën e kosit me ajkën e qumështit, shtojmë kripën dhe hudhrat e shtypura dhe I përziejmë mirë. Nëse duam një salcë më të lëhtë e hollojmë me pak qumësht. Pasi buka e misrit të jëtë pjekur, e lemë të ftohet dhe më pas e presim në feta drejtkëndore të cilat i vendosim në masën e ajkës që përgatitëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?