Bujtina pa leje në Theth, protesta zmbraps aksionin e IKMT-së! Banorët: Po zhvillojmë turizëm në shtëpitë tona, prej 30 vitesh shteti nuk na jep hipotekat

16 Tetor 2023, 17:30| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 17:36

  • Share

Banorët e fshatit turistik të Thethit kanë protestuar kundër prishjes së ndërtimeve në zonën e tyre. Ata kanë marrë njoftim se IKMT do të prishin ndërtimet pa leje.

Banorët dolën në pritje të IKMT-së në rrugën e Qafë-Thorës por ardhja e inspektorëve pas kësaj proteste është anuluar.

Banorët e Thethit shprehen se janë ndër shekuj banorë dhe pronarë të tokave ku kanë ndërtuar bujtinat e tyre.

“Ne duam të ulemi në bisedime të gjejmë një zgjidhje, sepse kemi ndërtuar në pronat e të parëve tanë. Shteti vetë na ka lenë me ndërtu, tani duan të na i shembin. Ne presim me mijëra turistë në këto bujtina. Shteti të na japë hipotekat, ka 30 vite që na i premtojnë dhe asgjë nuk është bërë”, thanë banorët.

Banoret kërkojnë që të ulen në bisedime dhe të gjendet një zgjidhje për pajisen me çertifikata pronësie dhe të mos prishen ndërtimet sepse do të sillte shkatërrimin e këtij fshati turistik që vizitohet nga mijëra turistë në verë por tashmë edhe gjatë muajve të dimrit.

Sipas burimeve janë 10 objekte të cilat mund të prishen pasi nuk kanë leje ndërtimi.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 17/10/2023 23:44

    Kjo është Shqipëria qe ne duam!

    Përgjigju
  • Trungu: 17/10/2023 06:42

    Shkaterroni cdo gje, betonizoni cdo gje, jepini perpara shqipe

    Përgjigju
  • Leka: 16/10/2023 19:05

    Aty nuk arriti Turqija per 500 vjet te hyj, jo te hyjn kto te paftyret e ikmt. Rroft Dukagjini legjendar

    Përgjigju
    • @Rimi: 17/10/2023 08:47

      O Rimo, po cte bejne more njeri, Jane banore 400 vjecar aty , dhe askush nuk e ka marr mundimin me i pais me Tapi asnjehere. Apo te presin sa te vijne "pashallaret" nga Tirana dhe t`a privatizojne (ndoshta ky eshte qellimi qe i kane lene pa vertetime pronesie)

    • Rimi: 16/10/2023 21:25

      Rrofshin abuzuesit dhe ndertuesit pa leje. Rrofte udheheqesi lexhendari sali birisha. A mortja

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?