‘Bujqësori’ 600 aplikime më pak, ‘shpëtojnë’ degët në rrezik! Ekonomiku, Financa dhe Mjekësia Veterinare, më të preferuara në UBT

1 Shtator 2022, 19:01| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 19:09

  • Share

TIRANË- Programet e studimit të universitetit bujqësor kanë pësuar sërish ulje të aplikimeve nga maturantët duke marrë 600 aplikime më pak se vjet. Duket se as bursa prej 32 mijë lekësh e ofruar nga ministria e arsimit dhe as zerimi i tarifave të shkollës për maturantët ekselentët nuk i ka afruar studentët tek degët e destinuar të mbyllen. 

“Rreth 500-600 aplikime më pak se vitin e shkuar. Është një rënie e pritshme, madje prisnim një rënie më të madhe krahasuar me të dhënat aktuale. Rënia është më e vogël sepse edhe numri i gjimnazistëve graues është më i ulët.Fatmirësisht numri i aplikimeve le të themi është në pritshmëritë tona për të gjithë programet e studimit. Janë 9939 aplikime për 1725 kuota”

Mirëpo sërisht asnjë program studim nuk mbyllen në Univesitetin Bujqësor. Degët më të preferuara janë ato të ekonomisë, financës dhe mjekësisë veterinere.

“Degët më të kërkuara vazhdojnë të jenë degët e ekonomisë, financë, agrobiznes, mjekësi veterinare që janë të kërkuara si degë të cilat janë në trendin një me dhjetë, pra 10 aplikime për një vend studenti. Ne në shtator fillojmë me 2 programe duale të Viterbos që do të thotë se  një sudent që do të zgjedh të studioj në inxhinieri pyje apo arkitekturë peisazhi apo agronomi do të marri 2 diploma , një diplomë të universitetit të Viterbos në Itali dhe një diplomë të universitetit bujqësor të Tiranës. Nuk kemi aktualisht degë të mbyllura.”

Universiteti bujqësor këtë vit inaguron dhe ambjentet pritëse të konvikteve moderne me kapacitetet pritës mbi 2200 student.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?