‘Bujqësia e Kungullit’

7 Maj 2022, 15:27| Përditesimi: 7 Maj 2022, 15:31

  • Share

Në 2 Maj 2022 në Report Tv kemi bërë lajmin se fermeri ishte braktisur dhe tonelata kunguj as i shiste dot me 10 lekë/kg. 6 Maj 2022 në Tiranë, Kungulli 100 lekë/kg.

Po si mundet?

Fermeri, bujku, ai që kultivon as 10 lekë se shet dot. Në 10 lekë/kg, duhet të nxjerr shpenzimet investimin e po ashtu mund e djersë.

Ndërsa në tregun pa kupon, pa tatim për shtetin pa asnjë kontroll 100 lekë. As 90 km s’është nga fshatrat e Elbasanit në Tiranë. Por ama çmimi rritet 9 herë 9 fish 900%.

Tani që Erion Braçe ka të drejtë në gjithçka thotë për bujqësinë kjo s’ka më dyshim dhe është e faktuar. Qeveria s’do ta dëgjoj. Ku fle lepuri ata e dinë mirë.

Bujqësia në vend, ushqimi i të gjithë ne s’mund të jetë "Bujqësia e Kungullit" që rritet 900% dhe fitimet i marrin ???

Duket se Braçes i ka mbetur e vetmja rrugë të protestojë me fermerët siç protestuan banorët e Rinasit që dikush u mbylli rrugën nga Kolltuku!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 07/05/2022 16:07

    po c'faj ka shteti ne kete rast? Pse prodhuesit bujqesore nuk paguajne specialistet per konsulence? Dhomat e tregtise ofrojne asistence per gjetjen e klienteve brenda dhe jashte vendit, pa thene qe specialiste tregtie ofrojne konsulence me cmime te favorshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?