Bujqësia, duhani e pijet vijojnë trendin e rritjes së eksporteve

18 Korrik 2023, 14:29| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 14:42

  • Share

Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grup-mallrave me kontributin më të lartë në ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, ky grup ishte i vetmi që vijoi zgjerimin të eksporteve, me rritje 42.6 %, duke kaluar për herë të parë në qershor, i dyti pas tekstileve e këpucëve, me 18.8 % të totalit.

Sektori renditet në grupin e dytë me rritjen më të madhe të eksporteve 20.7 %, edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të INSTAT.

Trendi i rritjes për “prodhimet bujqësore, ushqimet, pijet dhe duhanin” nuk është ndalur që prej fillimit të vitit, ku në maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë, duke u zgjeruar me 24.6 %.

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59.3 % të gjithë tregtisë.

 Në periudhën janar–qershor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.4 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.2 %), Kina (7.6 %), Turqia (7.0 %) dhe Greqia (6.8 %).

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?