'Gruri në arat e fshatit Daullas', reportazhi në emisionin ‘Veri-Jug’ në Report Tv

7 Prill, 11:03| Përditesimi: 7 Prill, 14:26

  • Share

Në kulmin e punëve të stinës së pranverës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Libofshës, me destinacion fshatin Daullas.

Në gjurmë të punës së agronomit të vjetër Sotir Çuni dhe fermerit Xhoxhi Nako. Arat e mbjella me grurë, plehrimi brenda muajit prill dhe rendimenti deri në 60 kuintal për hektar, më I mirë se në kohët e kaluara.

Në syrin e kameras edhe Florika Nako, e zonja e shtëpisë ose truri I familjes që mban të gjitha llogaritë e shpenzimeve dhe investimeve në arat e familjes. Ndiqni reportazhin “Gruri në arat e fshatit Daullas”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

Ora 14:19
Veri Jug - Kooperativat private si alternativë (VIDEO)             

 

Xhoxh Nako, fermer në fshatin Daullas, flet për mbështetjen nga Ministria e Bujqësisë për fermerët që mbjellin grurë dhe misër dhe mundësinë e ngritjes së kooperativave dhe fermave private, si një alternativë për zhvillimin e bujqësisë.

Ora 14:08
Toka dhe bimët, historia e një agronomi (VIDEO)

 

Sotir Çuni, agronom në zonën e Libofshës, qarku Fier, rrëfen historinë e jetës së tij pranë tokës, pranë bimëve të arave, nga koha e diplomimit si agronom, deri në ditët e sotme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?