Bujar Nishani: Pas 25 prillit, fati i PD s'ishte në dorën e anëtarëve, por xhepat e argatëve! Sot nis një rrugë e rëndësishme

11 Dhjetor 2021, 14:45| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 15:16

  • Share

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e thirrur prej Berishës, tha se sot nis një rrugë e rëndësishme për PD-në. Sipas Nishanit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, fati i PD-së nuk ishte më në duart e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për ish-Presidentin, Kuvendi i Berishës a zgjuar PD-në e po ashtu edhe vëmendjen e shqiptarëve.

"Pas 8 vitesh në opozitë PD mori më pak vota se atëherë kur doli në opozitë, 8 vite pasi ishte në pushtet. Kjo situatë kërkonte analizë dhe reformim të partisë. Por kjo ju mohua partisë dhe anëtarësisë së saj. Pas 25 prillit fati i partisë nuk ishte më në dorën e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për fatin e mirë, juve anëtarësia e kësaj partie nuk e lejuat të vijonte më tej kjo situatë. Ju i dolët zot kësaj partie. Unë sot besoj atë që besoni të gjithë ju. Ky agresion i turpshëm i pushtetit aktual ndaj PD, nuk është thjeshtë kundër pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por është një skenar i një prospektive të rrezikshme anti shqiptare. Sot nis një rrugë e rëndësishme, që jo vetëm ka zgjuar PD, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqiptarëve. Sot kudo flitet për ‘Foltoren’ dhe Kuvendin e PD", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?