Bujar Leskaj dorëzon detyrën, Meta: Pavarësisht vonesës, përshëndes Kuvendin që votoi kreun e ri të KLSH-së (VIDEO)

6 Korrik 2020, 12:57| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 14:02

  • Share

Presidenti Meta përshëndeti vendimin e Kuvendit për të votuar Arben Shehun në krye të KLSH-së. "Përshëndes votimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të KLSH. Më vjen mirë, pavarësisht se me vonesë, kandidatura e 4 u vlerësua objektivisht. Falenderoj 3 kandidatët e parë që ishin dinjitozë dhe përfaqësues, por për arsye që nuk ia vlen ti komentoj nuk u votuan. Uroj që Arben Shehu ka drejtojë KLSH vetëm në zbatim të kushtetutës, i paanshëm dhe i pandikueshëm. Takova Bujar Leskajn para se të vija këtu, e falenderova për punën dhe kontributin që ka dhënë në forcimin e KLSH-së dhe ato statistika që janë evidentuar" tha Meta në konferencën e sotme për mediat.

Ndërkohë që Bujar Leskaj ka dorëzuar detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi në vendin e tij Kuvendi miratoi, Arben Shehu.  Presidenti Meta gjatë pritjes që i bëri në zyrën e tij vlerësoi Leskajn në rolin që ai luajti në modernizimin e KLSH.

"Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues. Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore", thuhet në njoftimin e Presidencës.  

Nga ana e tij Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit. Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH pas disa muajve debate në distancë dhe rrëzimit të 3 kandidaturave të Ilir Metës. Shumica socialiste pranoi propozimin e fundit të Presidentit duke votuar Shehun në krye të këtij institucioni.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 06/07/2020 16:18

    Si duket edhe reforma në drejtësi është duke shkuar për lesh ...

    Përgjigju
  • Besi: 06/07/2020 15:40

    A bot nei cik mundje me?

    Përgjigju
  • Haga: 06/07/2020 13:21

    Dy hajdute

    Përgjigju
  • Ardi: 06/07/2020 13:14

    Era Mut vini të dy, njëri hajdut floriri me bllokun 7%,dhe tjetri hajdut dogane... Mjerë Shqipëria!!

    Përgjigju
  • Bobi: 06/07/2020 13:11

    modernizimi vetem qe ka bere kryetari klsh qe pergezon presidenti eshte gjobvenia dhe alkol ne menyre konstate,fiks sic e don meta

    Përgjigju
  • redi: 06/07/2020 13:09

    Leskaj eshte njeri i zgjuar dhe prifesionist shume i mire, por i dha dhe militantizem KLSH.Urime ne punet e partise qe i sherbeve

    Përgjigju
  • O tej: 06/07/2020 13:07

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?