Votat për nismën e deputetit Bujar Leskaj

Bujar Leskaj depozitoi një amendim në Kuvend, grupi Bardhi dhe Foltorja votuan kundër

5 Prill, 11:20| Përditesimi: 5 Prill, 11:24

  • Share

Deputetët e Rithemelimit votuan kundër seancën e djeshme në parlament ndaj propozimit të Bujar Leskajt. Nisma e deputetit të Vlorës e hedhur në votim mori vetëm 3 vota pro, 112 kundër dhe 3 abstenim.

Leskaj kishte depozituar një amendim lidhur me ligjin ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’.

Deputeti opozitar kërkonte që anëtarët e Komisionit të Konkurrencës si dhe çdo punonjës tjetër e autorizuar nga ky komision të ruajnë sekretin profesional dhe të mos u japin të dhëna konfidenciale asnjë personi ose institucioni vetëm nëse kërkohet për informim për nevojat e Kuvendit.

Kjo nisëm amendimi e Leskajt u hodh poshtë edhe nga ‘të vetët’, pasi si grupi Bardhi, si Foltorja votuan kundër, duke mos ditur se çfarë po votohej.

1712309080_leskaj.JPG

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?