Edi Rama para pikturave të tij, foto arkiv

Bujar Kapexhiu: PD më kërkoi të pushoja nga puna Edi Ramën, nuk pranova

5 Prill, 14:35| Përditesimi: 5 Prill, 14:41

  • Share

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka dhënë një intervistë për Helidon Halitin në RTSH ku ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.

Bujar Kapexhiu: Nga Partia Demokratike më thonin largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.

Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog

Bujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.

Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.

Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kshuqë ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.” – ka përfunduar Kapexhiu.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?