Bubullima, shi e breshër në Emiratet e Bashkuara Arabe, jepet alarmi për përmbytje! Puna dhe mësimi zhvendosen online

12 Shkurt, 16:38| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:49

  • Share

Zhurmat e rrufeve dhe reshjet e dendura të shiut kanë zgjuar këtë mëngjes banorët e Abu Dhabit dhe Dubait.

Që pa gdhirë pjesë të ndryshme të Abu Dhabit u zbardhën nga breshri, ndërsa Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka lëshuar një alarm kuq për të paralajmëruar për më shumë shira në vijim duke rrezikuar përmbytje në disa zona.

Si rezultat i shiut të dendur, autoritetet në Dubai dhe në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë këshilluar punën në distancë për sektorët privatë dhe publikë, si dhe mësim online për shkollat.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?