BSH uli normën bazë të interesit, Meta përshëndet vendimin: I nevojshëm në situatën e krijuar

25 Mars 2020, 20:03| Përditesimi: 25 Mars 2020, 20:05

  • Share

1585163041_1585072378meta.jpg

Presidenti Meta ka përshëndetur vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtesuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.

 “Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 1.0% në 0.5% (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?