BSH: Qeveria nuk duhet të ulë vigjilencën ndaj inflacionit! Rishikoni skemën e pensioneve, ka kosto për buxhetin

10 Nëntor 2023, 14:16| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 14:31

  • Share

TIRANE- Edhe pse në rënie në muajit e fundit inflacioni është sfida kryesore e ekonomisë edhe për vitin që vjen. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se prioritet i politikave fiskale duhet të jenë çmimet, pasi ato po gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve.

“Nivelet e larta të inflacionit kanë qenë dhe mbeten sfida prioritare e politikave tona ekonomike. Ne vazhdojmë të sugjerojmë hartimin e planeve të kontigjencës, për të përballuar ndikimin e mundshëm negativ, që goditje të paparashikuara mund të kenë në realizimin e të ardhurave. Këto plane kontigjence duhet të synojnë – në çdo rast – respektimin e kufijve të miratuar të deficitit buxhetor dhe ruajtjen e trajektores rënëse të borxhit publik.”, tha Sejko.

Teksa e vlerëson realist projektbuxhetin e vitit 2024 për nevojat që ka vendi, Sejko ngriti në komision shqetësimin për deficitin e lartë që po shkakton skema e pensioneve, ku kontributet nuk mbulojnë dot shpenzimet për pensione.

“Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të kuadrit ligjor që rregullon skemën e pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale. Po ashtu, ne inkurajojmë intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar”, tha Sejko.

Banka e Shqipërisë sugjeron ndërtimin e një plani për të rritur nivelin e të ardhurave, si dhe kërkon efikasitet në shpenzi9me dhe shpërndarje më të mirë të investimeve publike.  Një tjetër rekomandim i dhënë ishte për koncesionet për një monitorim më të mirë për të ulur çdo rrezik që mund të vij prej tyre.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?