BSH, miratohet raporti tremujor
s'ndryshon norma e interesit: 2.5%

27 Tetor 2014, 16:41| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në pritje të plotësimit të vendeve vakante në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, dhe përzgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni pas shkarkimit ët ish-guvernatorit Ardian Fullani, është zhvilluar mbledhja e bordit drejtues së BSH, ku u vendos të mbetet sërish e pandryshuar norma bazë e interesit, në vlerën 2.5%.
 
Nën drejtimin e Guvernatores në detyrës, Elisabeta Gjoni, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare nga ku vendos që norma e interesit të mbetet e njëjta.  
 
Megjithatë sipas bordit drejtues së BSH, të dhënat më të fundit tregojnë një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend, por që sipas KM ky ngadalësim vlerësohet të jetë i përkohshëm. Sipas komunikatës për shtyp, Banka e Shqipërisë thekson se, aktiviteti i brendshëm ekonomik regjistroi rënie në tremujorin e dytë, ndërsa rënie shënoi edhe, inflacioni i çmimeve të konsumit në muajin shtator.

BSH: Pritet ecuri ekonomike në përmirësim
Por në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë pritet një ecuri ekonomike në përmirësim, çka pritet të krijojë premisat e duhura për kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme. Kjo pasi sipas BSH në reflektim të kushteve monetare, zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private pritet të përbëjë nxitësin kryesor të rritjes ekonomike dhe të mundësojnë kthimin e ekonomisë në ekuilibër.
 
Në këtë kontekst sipas BSH, qëndrimi aktual i politikës monetare dhe kushtet monetare të gjeneruara prej saj, janë të përshtatshme, çka do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv dhe të ekonomisë në ekuilibër në një horizont afatmesëm, duke minimizuar, njëkohësisht, presionet e padëshiruara në treguesit e sistemit financiar. 

BSH: Rritja ekonomike parashikohet të vijë duke u forcuar
Më tej në njoftimin e Bankës së Shqipërisë, nënvizohet se inflacioni do të vijë në rritje graduale gjatë periudhës së ardhshme, duke konverguar në objektiv, në një periudhë afatmesme. Po ashtu rritja ekonomike parashikohet të vijë duke u forcuar, shoqëruar kjo edhe me me përmirësime në tregun e punës dhe rritje më të qëndrueshme të kostove të prodhimit.

Gjithashtu sipas BSH, zgjerimi i eksporteve pritet të mbështesë rritjen ekonomike në afat të mesëm, pavarësisht sfidave që paraqet ambienti i jashtëm, i cilësuar “sfidues”.

Në vlerësimin e të gjithë këtyre faktorëve, Banka e Shqipërisë vlerëson se kushtet monetare aktuale janë në përputhje me arritjen e objektivit për stabilitetin e çmimeve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?