BSH: Ecuria e sektorit bankar dhe
sistemit financiar në 6 muaj pozitive

8 Tetor 2014, 14:27| Përditesimi:

  • Share
Banka e Shqipërisë ditën e sotme ka prezantuar gjendjen dhe ecurinë e sektorit bankar dhe e sistemit financiar për 6-mujorin e parë të vitit 2014. Sipas raportit të BSH-së gjendja paraqitet e qëndrueshme. Vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe performanca financiare është përmirësuar.
 
Në sektorin bankar, treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit, gjatë periudhës dhe në vijim, paraqiten në nivele të kënaqshme.
 
Gjithashtu BSH bën me dije se cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet shqetësuese, ndonëse vlerat e raportit të kredive me probleme paraqiten më të stabilizuara në vitin e fundit dhe kredia me probleme në vlerë absolute është me e ulët se një vit më parë.

Mbulimi me provigjione dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është në nivele të mira. Kuadri makroekonomik është paraqitur i qëndrueshëm, duke mbështetur ecurinë e sistemit financiar.
 
Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe veprimet e politikës fiskale dhe të asaj monetare, janë shoqëruar me një funksionim të mirë të tregjeve financiare dhe ulje të kostove të financimit.

PDF - Raporti i plotë i Bankës së Shqipërisë

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?