Kartëmonedhë 200 lekë

BSH do të rishtypë kartëmonedhat e prerjeve 200 lekë dhe 500 lekë

4 Prill, 18:27| Përditesimi: 4 Prill, 18:31

  • Share

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e  kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë.

Sipas BSH-së, vendimi ka qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.

Emetimi i kartëmonedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?