Brukseta me domate, borzilok dhe djathë, përgatiten në çast nga zonja Albana

3 Maj, 11:40| Përditesimi: 3 Maj, 11:42

  • Share

Brusketa me domate dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 bagetë
  • 1 domate
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 gr djathë i bardhë
  • Pak kripë dhe rigon
  • Borzilok i freskët

Përgatitja:

Presim bukën në feta të holla dhe i vendosim në furrë për t’u thekur. Spërkatim nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Presim domatet dhe djathin në formë kubike të vogla dhe i vendosim një nga një mbi fetat e bukës. Shtojmë sipër hudhrat, kripën, rigonin dhe gjethet e freskëta të borzilokut. Për një shije më kompakte të gjithë përbërësit i trazojmë në një tas dhe i hedhim me lugë mbi fetat e bukës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?