Brukseli: Surprizë, rënia 0.6%
e Prodhimit të Brendshëm

10 Tetor 2014, 08:11| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Rritja e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit ka “surprizuar” ekspertët e BE me një rënie prej 0.6 përqindësh në shkallë vjetore, por ata pranojnë që nga arsyet për këtë ka qenë fakti që një vit më parë rezultati kishte qenë i lartë (viti “elektoral”).

Ndërkohë, bujqësia ka ruajtur një performancë të mirë, të konstatuar edhe tremujorin e kaluar dhe duke u zgjeruar me 3.2 për qind në shkallë vjetore.

Por industria shënoi rënie me 1.3 për qind, me ritmet e rritjes së industrisë nxjerrëse që u frenuan ndjeshëm (+7.6% në shkallë vjetore), ndërkohë që industria përpunuese, ndikuar nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike, shënoi rënie për të katërtin tremujor radhazi (-6.6%).

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?