Protestat ne Bruksel

Brukseli në kaos, fermerët hedhin pleh organik në rrugë

29 Mars, 10:32| Përditesimi: 29 Mars, 16:34

  • Share

Dhjetra fermerë bllokuan rrugët në Bruksel, pranë selisë së Bashkimit Evropian, duke protestuar ndaj marrëveshjeve të tregtisë globale, masave të reja mjedisore dhe importeve të lira nga Ukraina.

Traktorë e cisternat u panë në rrugë ndërsa fermerët po hidhnin perime dhe pleh organik. Kur situata u përshkallëzua, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të mbajtur larg protestuesit me makineritë e tyre.

Zyrtarët u bënë apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë ardhjen në qytet dhe të punojnë nga shtëpia.

Bashkimi Evropian lehtësoi rregullat për të ashtuquajturat sezoni i frutave.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?