Bruksel/ Nisin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së

16 Korrik 2020, 17:13| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 17:16

  • Share

Kosova e Serbia janë rikthyer sot në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas disa vjetëve bllokadë.

Kosovën përfaqësohet në tryezë  kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Alesandër Vuçiç.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE-së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak dhe shefi i tij Përfaqësuesi i Lartë spanjolli Borell.

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, para takimit tha se sot pret që të ketë diskutime konstruktive.

“Jam shumë i lumtur të ju adresohem pas vetëm katër ditëve pas takimit të parë të lartë të së dielës që u zhvillua online me iniciativë të Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Mrkel. Unë jam shumë i lumtur të shoh që BE ka marrë drejtimin e këtij procesi”, është shprehur Borrell, I cili gjithashtu inkurajoi të dy palët që t’u qasen bisedimeve me frymën e kompromisit dhe pragmatizmit për të ardhmen europiane të popullit të Kosovës dhe Serbisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?