Aktori Bruce Willis me bashkeshorten Emma Heming

Bruce Willis, bashkëshortja rrëfen dramën e demencës: Është sëmundje e rëndë, por forcën e gjej tek ai!

26 Shtator 2023, 14:33| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 14:38

  • Share

Në ditën dedikuar sëmundjeve frontotemporale, bashkëshortja e Bruce Willis, Emma Heming, ka folur për gjendjen shëndetësore të aktorit të prekur nga demenca. Ajo ka deklaruar për ‘NBC’s’ se nuk mund të thotë nëse bashkëshorti është i vetëdijshëm për gjendjen e tij.

“Po mësoj me kohën se demenca është një sëmundje e rëndë. Është e vështirë për personin që diagnostikohet dhe po aq e vështirë ëshët edhe për familjen. Dhe nuk ndodh ndryshe as për Bruce, për mua apo vajzat tona. Kur thonë që kjo është një sëmundje që prek të gjithë familjen, është me të vërtet”, është shprehur ajo.

Më tej Heming foli për rëndësinë e njohjes së sëmundjes, për të ditur se si ta menaxhosh.

“Më e rëndësishmja është të jesh në gjendje të kuptosh se çfarë është kjo sëmundje, nga ana mjekësore, veç atëherë nis të qartësohesh. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të arrinin ta kuptonin dhe vajzat tona se për çfarë bëhej fjalë, sepse nuk do doja të kishte asnjë ndjesi turpi lidhur me diagnozën e babait të tyre, apo çdo lloj demence”, është shprehur ajo.

 

Përshkroi më tej më në detaje mënyrën se si po e përballon vetë aktori.

“Ai vazhdon të na dhurojë dashuri, stabilitet, durim. Po na mëson kaq shumë mua dhe të gjithë familjes. Nuk do të arrija as të gjeja fjalët sot për të folur, por të gjithë forcën e mar nga ai! Është fuqia e Bruce”, ka treguar më tej ajo.  

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?