Brozi: Me 30 Qershor qytetarët, pushtetarët dhe politikanët duhet të dëshmojnë Identitetin e tyre Europian dhe Vizionin Pro-Perëndimor

28 Qershor 2019, 18:41| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 18:45

  • Share

Sot vendi ynë i dashur ndodhet në një moment tepër të rëndësishëm e delikat. E përbaltën dhe e nxinë Shqipërinë këto muaj në sytë e botës aktet e dhunshme kriminale kundër zgjedhjeve e institucioneve, akte të ngjashme me ato të talibanëvë e organizatave terroriste.

Prandaj zgjedhjet e 30 Qershorit të mbështetura fuqimisht nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, qeveria Amerikane, Bashkimi Europian dhe vendet Perëndimore, edhe pse zgjedhje për pushtetin lokal, marrin një rëndësi të jashtëzakonshme për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Ndonëse kam gati një çerek shekulli si imigrant politik në Amerikë, dashuria dhe përkushtimi për Shqipërinë tonë të bukur e të dashur vetëm sa janë forcuar përditë e më shumë. Ndaj ju bëj apel të gjithë votuesve në Shqipëri, pavarësisht nga bindjet politike e përkatësitë partiake: Shkoni masivisht e qetësisht të votoni në zgjedhjet e 30 Qershorit edhe nëse partia jote vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Përdore pushtetin tënd të votës pro apo kundër atyre që ju qeverisin dhe lidershipit politik. Nëse fleta e votimit ka edhe një vend ku mund të shënosh emrin e ndonjë personi që ju pëlqen, mund të shënoni atë, ose edhe veten tënde.

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke nxjerrë edhe mësime nga cfarë ndodhi këto muaj, mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë pa vonesa të mëtejshme Reformë të thellë Zgjedhore, Reformë Kushtetuese etj. Ndërsa prokuroria e gjyqësori duhet të hetojnë e ndëshkojnë pa asnjë kompromis e tolerancë këdo që ka kryer krim elektoral ne zgjedhjet e mëparshme dhe në këto zgjedhje. 

Uroj që 30 Qershori të jetë një ditë e bukur, paqësore dhe me pjesëmarrje sa më të madhe ne votim ku shqiptarët të tregojnë vlerat e tyre dhe përkatësinë Europiane e Perendimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?