Brokoli me proshutë dhe vezë ( në furrë) nga zonja Vjollca

26 Tetor 2020, 11:36| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 11:37

  • Share

Brokoli me proshutë dhe vezë ( në furrë)

Përbërësit:

1 brokoli rreth 800 gr

1 qepë

100 gr proshutë cotto ose pulë

4 kokrra vezë dhe 2 lugë gjelle pana

kripë dhe piper të zi

150 gr djath mozzarella

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë brokolin dhe vendosim për të zjerë për 4 minuta. E kullojmë dhe e vendosim në një enë të ftohtë me akull. Lyejmë një tavë mesatare me vaj ulliri dhe vendosim në të brokolin e zjerë. Shpërndajmë në të qepë të grira shumë hollë dhe kubikë të vegjël, proshutë. Në një tas rrahim 4 kokrra vezë, pana, kripë dhe piper të zi dhe e hedhim mbi brokoli. Mbulojmë vezën me djath mozzarella të grirë në rende dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?