Brokoli me gjizë nga zonja Albana

25 Tetor 2022, 10:44| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 10:45

  • Share

Brokoli me gjizë

Përbërësit:

  • 1 brokoli mesatare
  • 4 kokrra vezë
  • 4-5 lgj gjizë
  • 3 fk vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë brokolin në ujë të bollshëm me kripë për 5 minuta. më pas e kullojmë dhe e kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën.

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të bardhat i rrahim marengë, më pas shtojmë të verdhat dhe pak kripë. Vazhdojmë rrahjen derisa të bëhet nje krem i kadifenjtë. Shtojmë në fund hudhrat e shtypura.

Vendosim një tigan me bazë të gjerë në sobë. E lemë të ngrohet, shtojmë pak vaj ulliri dhe vendosim brokolin të ndarë në bohçe. Shtojmë gjizën, e trazojmë dhe më pas shtojmë kremin e vezëve. Vendosim kapakun dhe e lemë derisa vezët të mpiksen.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?