Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë nga zonja Albana

23 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:26

  • Share

Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr brokoli
  • 500 gr lulelakër
  • 2 karrota
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e thatë
  • 1 spec i kuq
  • 80 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 125 ml pana
  • 1 tufë majdanoz
  • 7-8 domate qershi
  • 3 kokrra vezë
  • Djathë kaçkavall të grirë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në bohçe të vogla ndërsa karrotat i presim pjerrtazi në rondele. Në një tenxhere me ujë të nxehtë me pak kripë vendosim karrotat dhe lulelakrën të ziejnë. Pas 5 minutave shtojmë dhe brokolin. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin e kuq të prerë në shirita, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Në një tas rrahim vezët me qumështin dhe miellin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë. Lyejmë një tavë me pak vaj, vendosim perimet, qepën e kaurdisur me specin, domatet qershi të ndara përgjysmë, kremin me qumësht dhe vezë dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?