Broja mahnit 'Premier League' dhe tërbon Conte-n, Milan pa mëshirë me Lazio-n! Në gjysmëfinale kundër Interit

10 Shkurt 2022, 10:01| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 10:36

  • Share

‘Bomberi’ i kombëtares Armando Broja ka lënë sërish gjurmë në javën e 24 të Premier League, pasi 20-vjeçari ka realizuar një nga 3 golat në fitoren 2-3 që Southampton mori në Londër kundër Tottenham. ‘Terminatori’ kuqezi përveç rrjetës shkëlqeu edhe me lojën, ndërsa ishte protagonist në golin e dytë të Totenham pasi arbitri nuk dha faull për një ndërhyrje të rëndë ndaj tij.

Në përfundim të ndeshjes trajneri i Southampton Ralf Hasenhutl foli me superlative për Brojën, duke thënë ‘se sa vjen dhe bëhet më i mirë’. Nuk kanë munguar as reagimet e tifozëve të Chelsea-s që i kujtojnë klubit të tyre për të kthyer gjigandin shqiptar në Londër. Deri më tani Armando Broja ka realizuar 6 gola në Premier League, në atë që mund të quhet si sezoni i parë i tij në futbollin e madh.

Ndërkohë spektakël ka ofruar edhe futbolli italian, pasi 3 ditë pas derbit të fituar, Milan do përballet sërish me Interin, por këtë herë në një duel vajtje-ardhje për Kupën e Italisë. Kjo sepse Milan i Stefano Piolit eliminoi pa mëshirë Lazio-n në çerekfinale, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0.

Ashtu si pak ditë më parë shkëlqeu sërish Oliver Giroud, i cili realizoi ‘dopietë’ ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Leao dhe Kessie.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?