Armando Broja dhe Sterling

'Broja është më i shpejti që kam luajtur', ylli i Chelsea për sulmuesin kuqezi: Edhe më gazmori

7 Mars, 17:14| Përditesimi: 7 Mars, 17:56

  • Share

Armando Broja është tanimë pjesë e Fulham edhe për disa muaj, por kjo nuk e pengon Raheem Sterling ta listojë atë si futbollistin më të shpejtë me të cilin ka luajtur, duke tejkaluar edhe Kyle Walker të Man. City.

Në një bisedë gazmore me pyetje të shpejta për "StatSport", Sterling tha se Broja është bashkëlojtari më i shpejtë që ka pasur në ekip. "Leroy Sane apo Armando Broja? Unë mendoj se Broja është më i shpejtë, edhe se Walker", tha Sterling.

Armando Broja është produkt i akademisë së Chelsea dhe tanimë është pjesë e Fulham në huazim deri në qershor të këtij viti. Veç shpejtësisë, Sterling tha në bisedë se Armando Broja është edhe më gazmori në dhomat e zhveshjes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?