Broja bën Southampton të ‘thyejë arkën’ e klubit, ofertë rekord për kartonin e shqiptarit! Trajneri i Chelsea-s bën bllok: Është i yni

26 Janar 2022, 11:18| Përditesimi: 26 Janar 2022, 11:20

  • Share

Performanca e Armando Brojës në këtë 6 mujorësh të parë në Premier League ka lënë pa fjalë klubin e Southampton që e ka huazuar nga Chelsea për një sezon. Për këtë arsye mediat në Angli, por edhe gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano, shkruajnë se Southampton është gati të ‘thyejë’ arkat e klubit për të marrë futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sipas këtyre burimeve Southampton shumë shpejt pritet t’i prezantojë Chelsea-s një ofertë prej 25 milionë paundësh ose gati 30 mln euro, ç’ka është një rekord për këtë klub.

Gjithsesi nuk do jetë aspak e lehtë që Broja të firmos përfundimisht me Southampton, pasi trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel ka folur fjalët më të mira për 20-vjeçarin. Ai ka thënë se e pëlqen shumë Brojën dhe se është i lumtur që është pjesë e Chelsea-s.

Deri më tani Armando Broja ka realizuar 5 gola me Southampton në Premier League, ndërsa së fundmi shkëlqeu me një paraqitje brilante kundër Manchester City-n.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?