Brnabiç: Kurti dëshiron vetëm konflikt dhe BE-ja është më e shqetësuar se kurrë

2 Shtator 2023, 16:21| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 16:22

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka pretenduar këtë të shtune se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të provokojë një konflikt dhe se nuk i ka parë kurrë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kaq të shqetësuar se çfarë do të ndodhë në vijim.

Ajo tha në “Forumin Strategjik”, se Kurti nuk do ta përmendë marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Forumi Strategjik”, u mbajt në Bled të Sllovenisë, ku pjesë e panelit ishte edhe kryeministri Kurti.

Uljen e saj në një panel me Kurtin e përshkroi si ndjenjë të “tmerrshme”. Ajo pretendon se ulja e saj “me dikë që keqtrajton popullin serb, nuk respekton asnjë marrëveshje dhe përpiqet ta çmendë gjithë botën”.

“Mendoj se janë plotësisht të vetëdijshëm se Kurti jo vetëm që do të vazhdojë me provokimet, por do ta ngrejë atë në një nivel të ri, sepse ngadalë po i mbaron koha. Ai nuk ka bërë asgjë, marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe as nuk do ta përmendë dhe as nuk do ta kthejë atë”, tha Brnabiç, transmeton media serbe me seli në Kosovë “KosovoOnline”.

Brnabiç tha gjithashtu se përsa i përket themelimit të Asociacionit, përmendi edhe letrën që të premten kongresmenja amerikane, Claudia Tenney që i dërgoi Kurtit, ku ndër të tjera i kërkoi edhe krijimin e këtij mekanizmi.

“Kjo është arsyeja pse ai e sheh rrugëdaljen në provokimin e një konflikti, dhe kjo është e qartë për të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në BE”, theksoi, dhe shtoi se “është një shqetësim i madh”.

Njëjtë si Presidenti Vuçiç, ajo vazhdoi ankesat duke ripërsëritur frazën se “pozicioni ynë nuk do të jetë i lehtë dhe shtatori do të jetë mjaft i vështirë”.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/09/2023 09:42

    Kurti ia ka Guy tmerrin në palcë, shpejt kemi më e var veten si ti si si wetniku tjeter e më radhë….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?