Leon Tolstoi

Brizida Gjikondi: Disa të panjohura mbi Tolstoin!

25 Janar 2022, 21:11| Përditesimi: 25 Janar 2022, 21:23

  • Share

Në moshën 50-vjeçare Tolstoi, romacieri më i madh rus (ai dhe Dostojevski), përjetoi një krizë të thellë të brendshme që e çoi veç një hap larg nga çmenduria. I torturuar nga ideja e vdekjes dhe nga përçmimi ndaj elitës ruse, u distancua nga miqtë e tij intelektualë, duke nxjerrë lakuriq kotësinë dhe egoizmin e asaj shtrese me fjalët “kënaqësia jonë më e madhe ishte të merrnim sa më shumë para dhe lavdërime dhe për të arritur këtë nuk bënim gjë tjetër veçse shkruanim libra e artikuj për gazetat”.

Që nga ai moment Tolstoi hoqi dorë nga veshjet prej zotërie, nga luksi, nga alkooli, duhani, dhe privilegjet e tij.

Filloi të bëj një jetë të thjeshtë duke shitur çka posedonte duke ja u dhuruar të varfërve të ardhurat. Në Rusi robëria ishte shfuqizuar në 1861, por populli, i shtypur nga latifondistët e mëdhenj, jetonte në një mjerim tragjik.

Tolstoi ishte edhe i pari teoricien i jo-dhunës, ai predikonte vëllazërinë në mes popujve dhe  idetë e tij frymëzuan thellësisht një figurë të madhe të shekullit të XX’të, Mahatma Gandhin. Parabola ekzistenciale e Tolstoit përmban një leksion të çmuar: në çfarë do moshe njeriu mund të vë në diskutim gjithçka ai beson dhe të rinisë nga fillimi, por duhet të ketë kurajo të gërmojë në Unin e vet dhe në kushtet shoqërore ku jemi nënshtruar, për të kërkuar një kuptim më të thellë për t’ia dhënë jetëve tona.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?