Britma dhe ulërima në studio, derbi Madoninës ‘çmend’ komentatorët italianë (VIDEO)

10 Shkurt 2020, 13:07| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 14:11

  • Share

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit që përfundoi 4-2 ka prodhuar emocione të fortë sidomos për tifozët e dy skuadrave, por edhe për simpatizantët e futbollit në përgjithësi. Përjashtim nuk kanë bërë as dy komentatorët italinën Tiziano Krudeli dhe Filipo Tramontana.

I pari që është tifoz i Milanit e ndezi atmosferën fillimisht me golin e kroatit, por veçanërisht me atë të Ibrahimovic, i cili dërgoi shifrat përkohësisht në 0-2 për Milanin.

Më pas stafetën e mori Tramontana i cili njihet si tifoz i Interit. Britmat e tij kapën një tonalitet tepër të lartë sidomos pas golit të De Vrij, që i dërgoi shifrat në 3-2. Jo më pak u përjetua edhe goli i Lukakut që vulosi shifrat përfundimtare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?