Britania vendos anijen maune për strehimin e emigrantëve ilegalë! Mjeti me 3 kate, 500 m i gjatë vendoset në Portland! Banorët e Dorset protestojnë

19 Korrik 2023, 23:05| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 23:08

  • Share

Një anije maune rreth 100 metra e gjatë është vendosur në portin e Portland në Dorset një ditë më parë dhe do të shërbejë për akomodimin e 500 personave, meshkuj të rritur që janë në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil në Mbretërisë së bashkuar. Anija maune e pazakontë, është pasojë e ligjit të sapomiratuar nga Londra për emigracionin ilegal dhe do të fillojë të presë azilkërkuesit e parë nga fundi i muajit korrik.  Është vazhdim i linjës së ashpër i qeverisë së Rishi Sunak që synon t’i deportojë në Ruanda ata që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani.  Vendosja e anijes maune Bibby Stokholmit u prit me protesta nga banorët vendas që nuk duan të bëhen një qendër për strehimin e refugjatëve, por në të njëjtën kohë mbrojtësit e të drejtave të njeriut denoncojnë mënyrën sesi do të trajtohen emigrantët duke I vendosur aty.

Siç raporton Corriere della Sera të 500 personat që do të strehohen në anijen manune me tre kate, që ka madhësinë e një fushe futbolli, nuk do të jenë të izoluar, por do të lejohen të hyjnë dhe të dalin që andej. Aktualisht, azilkërkuesit strehohen në hotele, me një kosto për taksapaguesit britanikë që shkon rreth 7 milionë euro në ditë.

Përveç Bibby Stockholm, qeveria e Londrës synon të përdorë katër objekte ushtarake: dhe tre të parat janë të afta të strehojnë gati pesë mijë njerëz.

Sunak ka premtuar solemnisht se do të ndalojë zbarkimet e paligjshme nëpër Kanalin e La Manshit: vitin e kaluar mbërritën 45,000 emigrantë të paligjshëm dhe  nga fillimi i këtij viti shifra ka arritur në  13,000. Sipas ligjit të miratuar, ata që mbërrijnë ilegalisht do të deportohen në Ruandë, edhe nëse ky ligj është bllokuar aktualisht nga një Gjykatë Apeli, por që qeveria ka dekjlaruar se do të apelojë në Gjykatën e Lartë.

Vala e zbarkimit përgjatë Kanalit të La manshit është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë tre viteve të fundit, ka kthyer në qesharak objektivin e shpallur të Brexit për "rimarrjen e kontrollit të kufijve". Por qeveria e Sunak e ka kthyer prioritet frenimin e emigracionit, për të nxjerrë jashtë loje trafikantët e  qenieve të njerëzore. Opinioni publik në Britani nuk është paragjykues  ndaj emigracionit të rregullt, por problem janë hyrjet ilegale që vijnë nga Franca dhe jo nga vende si Tunizia apo Libia. Po ashtu një pjesë e mirë e emigrantëve të paligjshëm që mbërritën vitin e kaluar në Britani ishin të rinj shqiptarë, pra jo njerëz që kanë nevojë për azil dhe mbrojtje.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 20/07/2023 15:01

    Problemi nuk eshte se eshte vapor po bashkejetesa e shume kulturave ne nje ambjent kaq te mbyllyr.

    Përgjigju
  • Bim: 20/07/2023 12:02

    Nje mrekulli per gjithe shqipot qe shkojn aty me punu si kopshtar

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2023 04:41

    Alkatrazi dhe Arka e Nohas te bashkuar ne nje te vetem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?