Foto ilustruese

Britania regjistron 336 raste me Omicron, asnjë nga qytetarët e prekur nuk është i shtruar në spital

6 Dhjetor 2021, 22:26| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 22:29

  • Share

Britania e Madhe ka regjistruar 336 raste të reja me variantin e ri Omicron. Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid bëri të ditur se ky variant i Covid po përhapet me shpejtësi, por fatmirësisht asnjë prej të prekurve nuk është i shtruar në spital.

Nga rastet e konfirmuara të Omicron, 261 ishin në Angli, 71 në Skoci dhe katër në Uells, ndërsa Irlanda e Veriut ende nuk ka një rast të konfirmuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, qeveria do të marrë masa për  kontrolle më të forta kufitare, testime dhe gjurmim kontaktesh.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në udhëtimet nga vendet në Afrikë, si dhe me Nigerinë duke u bërë vendi i 11-të i shtuar në listën e kuqe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?