Foto ilustruese

Britania njoftoi mutacion të ri të koronavirusit, disa shtete ndërpresin udhëtimet drejt saj

20 Dhjetor 2020, 14:51| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 14:53

  • Share

Pas njoftimit se është shfaqur një mutacion i ri i koronavirusit, disa shtete fqinje kanë ndërprerë udhëtimet nga Britania.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet, gjithashtu në kuadër të masave mbrojtëse edhe Belgjika ka pezulluar lëvizjen e trenave në drejtim të Britanisë.

Ndërkohë ditën e sotme, Ministri i Jashtëm i Italisë, ka njoftuar se qeveria po mendon ndërprerjen e udhëtimeve nga Britania ku këtë vendim po e shqyrton dhe Franca e Gjermania.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Varianti i ri i koronavirusit u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 20/12/2020 16:44

    Kryeministri duhet mare urgjetinsht masa te reja sepse studentet do vijn per pushime andej, edhe po e sollen ketu ikim per leah pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?