Britania, mbështetje për reformimin e policisë! Ambasada: Ekipi anglez iu bashkohet për të luftuar korrupsionin

2 Shkurt, 18:08| Përditesimi: 2 Shkurt, 22:24

  • Share

Shërbimi Ndërkombëtar i Asistencës Policore (IPAS) i Qeverisë britanike ka mbërritur në Shqipëri për të mbështetur Policinë e Shtetit në punën e saj për reformimin e policisë dhe ngritjen e integritetit. Njoftimin e ka bërë ambasada britanike në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u takuan me oficerët britanikë për të diskutuar mbi punën që do të kryejnë me Policinë e Shtetit, përfshirë mbikëqyrjen e forcave, burimeve njerëzore dhe menaxhimin financiar.

"Ekipi i IPAS përbëhet nga tre ish-oficerë policie me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar, të mbështetur nga një ekip shqiptar dhe Ambasada britanike në Tiranë.  Mbretëria e Bashkuar dhe Policia e Shtetit kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer operacionale dhe kjo mbështetje strategjike do t'i thellojë më tej aktivitetet tona të përbashkëta si dhe hapat për të luftuar korrupsionin", thuhet në njoftimin e ambasadës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?