Britania, Franca dhe Gjermania kritikojnë Iranin për pasurimin e uraniumit

15 Shtator 2023, 10:23| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 10:25

  • Share

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kritikuan Iranin për shkeljen e angazhimit të tij në lidhje me pasurimin e uraniumit.

Të tre vendet evropiane dhanë një deklaratë të përbashkët për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPoA) të mërkurën.

“Fatkeqësisht, veprimet e Iranit mbeten në shkelje të qartë të angazhimeve të tij të JCPoA dhe synimeve të deklaruara”, shkruhej në deklaratë, duke shtuar se Teherani vazhdoi të përshkallëzojë programin e tij bërthamor në “një nivel alarmues qartësisht përtej justifikimit të besueshëm civil”.

Ata gjithashtu vunë në dukje se Irani nuk i përmbushi angazhimet e tij për transparencë, raportojnë mediat e huaja.

“Raportet e IAEA tregojnë se Irani ka vazhduar të akumulojë uranium të pasuruar shumë përtej kufijve të JCPoA, në 5%, 20% dhe më alarmante në 60%. Kjo do të thotë se pesha e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit është tani mbi 18 herë më shumë se sasia e lejuar sipas JCPoA”, theksuan të tre vendet, duke thënë se do të ndërmarrin hapa diplomatikë për të “parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore”.

Një grup tjetër prej 63 vendeve nënshkroi të enjten një deklaratë të përbashkët duke denoncuar mungesën e bashkëpunimit të Iranit për Marrëveshjen e Masave Mbrojtëse të NPT.

Ata i kërkuan Iranit që të "sqarojë dhe zgjidhë këto çështje në një mënyrë të kënaqshme për IAEA".

Në një deklaratë të veçantë, SHBA u bashkua me tre vendet evropiane për të kujtuar se Irani mori angazhime më 4 mars, në lidhje me çështjet e masave mbrojtëse.

Nuk ka pasur asnjë përparim, thuhet në deklaratë dhe shtohet: "Në vend të kësaj, Irani vazhdon në refuzimin e tij të qëllimshëm për t'u angazhuar seriozisht me agjencinë (IAEA)”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?