Qeveria e Johnsonit e shqetësuar për dënimin me vdekje të dy britanikëve: Ata janë robër lufte

9 Qershor 2022, 17:16| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 17:30

  • Share

Qeveria e Boris Johnson është thellësisht e shqetësuar nga vendimi i marrë për dënimin me vdekje nga një gjykatë e Republikës së vetëshpallur pro-ruse të Donetskut për dy "mercenarë" britanikë dhe një ushtar maroken. 

"Ne kemi thënë vazhdimisht se ata janë robër lufte, se ata nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike dhe se ata kanë të drejtën e imunitetit sipas Konventës së Gjenevës," tha një zëdhënës i Downing Street. Londra vazhdon të "punojë me autoritetet ukrainase për të siguruar trajtimin e të burgosurve të luftës për çdo shtetas britanik" të regjistruar në forcat e Kievit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?