Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, James Cleverly dhe Phil Douglas

Britania ‘e prerë’ me emigrantët: Kush kthehet për Krishtlindje në vendin e vet do i fshihet kërkesa për azil

23 Dhjetor 2023, 20:01| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 21:39

  • Share

Mund të duket absurde, por për autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është kthyer në fenomen dhe po konsiderohet si "tallje".

Media prestigjoze “The Sun”, shkruan se autoritetet britanike kanë vendosur të fshijnë patjetërsisht kërkesat e emigrantëve shqiptarë, të cilët zbresin në tokën angleze duke kërkuar “mëshirën” e shtetit britanik për të fituar azil dhe më pas kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit, për t’u kthyer sërish më vonë.

“Vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, paraqesin kërkesat e tyre të rreme për azil në Anglinë e butë, pastaj kthehen në shtëpi tek familja e hapin bashkë dhuratat. Shumë njerëz që kanë kërkuar azil po kthehen në vendin e tyre për pushime”,- është shprehur shefi i Forcave Kufitare, Phil Douglas.

“Kjo është një shaka e turpshme dhe dëshmi kyçe e faktit që sistemi ynë ka dështuar. Shumica e klandestinëve nuk i largohen asnjë rreziku, janë thjesht emigrantë ekonomike që nuk duan të presin në radhë si të tjerët”,- shton ai, transmeton “The Sun”.

Irritimi i shtuar i Britanisë ndaj emigrantëve, vjen për shkak të rraskapitjes së vendit nga rritja e numrit të tyre nga viti në vit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gent: 24/12/2023 10:45

    Po keta ne nje vrime I bien fyellit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?