Alger Cepele

Britani/ Shqiptari kapet në shtëpi bari i fshehur mes kanabisit: Duhej të shlyeja borxhin e marrë për të paguar kamionin

12 Shkurt, 22:16| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:33

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar i cili u gjet i fshehur pas bimëve të kanabisit në një shtëpi bari është dënuar me 18 muaj burg pasi u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

Alger Cepele u arrestua në një shtëpi bari në Sheawater Lane, Wellingborough, pasi oficerët bastisën pronën të premten e 8 dhjetorit 2023.

Gjatë kontrollit të pronës, oficerët gjetën Cepelen të fshehur në një dhomë gjumi mes 304 bimëve të kanabisit.

Përveç bimëve, të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur prej 45,000 £, oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë dhe pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar kanabis të klasit B.

Cepele, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në momentin e kontrollit gjatë dëshmisë në polici tha se ishte shqiptar dhe kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 18 muaj më parë.

Sipas mediave të huaja, në dëshminë e tij, 30-vjeçari shqiptar ishte shprehur se arsyeja pse kishte vendosur të pranonte këtë punë ilegale ishte se kishte për të paguar paratë e marra borxh për të paguar kamionin, më të cilin kishte shkuar në Britani.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?