Britani,  brumë buke, terapia
më e mirë për të luftuar stresin

29 Tetor 2013, 09:01| Përditesimi:

  • Share
LONDER- Përgatitja e brumit, për bukë apo byrek është një terapi shumë e mirë kundër depresionit dhe sëmundje të tjera mendore.

Janë të bindur në Britaninë e Madhe ku tashmë janë në modë grupet që praktikojnë këtë formë mjekimi. 

Si shembull i kësaj terapie është historia e John Whaite, fituesit të  Great British Bake Off (Gbbo) 2012, një konkurs mes bukpjekësve amatorialë.

Whaite ka treguar se vuante nga një depression paralizues dhe përgatitja e brumit ishte një mjekim pa ilaç.

Redaksa online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?