Ministri i Emigracionit në Angli: Kemi një ulje prej 90% të shqiptarëve që vijnë ilegalisht në Britani! Janë kthyer 12 600 emigrantë

5 Shtator 2023, 20:10| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 21:29

  • Share

Ministri anglez i Emigracionit, Robert Jenrick, bëri këtë të martë në parlament një deklaratë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria.

Jenrick tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale, raportojnë mediat e huaja.

Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.

Ai tha se avokatë që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

“Që nga marrëveshja jonë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi kthyer mbi 3500 emigrantë në javë. Ne kemi parë një ulje prej më shumë se 90% të numrit të shqiptarëve që vijnë ilegalisht. Deri më tani këtë vit ka pasur mbi 12,600 kthime, me kthime në gjysmën e parë të këtij viti 75% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Jenrick.

Jenrick gjithashtu tha se këto ndryshime ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin e tyre Ruandën, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që njerëzit të bëjnë kalime të paligjshme nga Franca.

“Natyrisht, këto ndryshime ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin tonë me Ruandën, do të sjellë ndryshimet vërtet vendimtare të nevojshme për të hequr të gjitha stimujt që njerëzit të bëjnë kalime të paligjshme nga siguria e Francës”, tha Jenrick.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 05/09/2023 22:04

    Brravo tash ke shpetu krejt, merru me zezake qe slan gja pa ba atje, jo me Shqiptare qe jan populli ma puntor ne bote. Koke krisur!

    Përgjigju
  • Deno: 05/09/2023 21:29

    hahah nuk regjistrohen me per azil pa aty i ke neper shtepite e bari.tAsnje nuk eshte kthyher thjesht shifra qe fryhen per arsye elektorale ne Angli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?