Britani/ Hajdutët vjedhin 5 makina luksoze për 1 minutë! Vlera e tyre arrin deri në 700 mijë paund (VIDEO)

7 Dhjetor 2022, 09:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 09:50

  • Share

Disa hajdutë kanë arritur që të vjedhin 5 makina luksoze me vlerë mbi 700 mijë paund në një bastisje që nuk zgjati as 60 sekonda. Ngjarja ka ndodhur në Bulphan, Essex në Britani.

Hajdutët shihen duke hapur portat e një kopshti ku ishin të parkuara makinat. Fillimisht morën një automjet tip ‘Ariel Atom’ që kushton rreth 60 mijë paund.

Më pas morën një ‘Mercedes G-Wagon’ me vlerë 120,275 paund për të vijuar me një ‘Porsche Cayenne’.

Ndërsa bastisja e shpejtë vazhdon, hajdutët nxjerrin një ‘Porsche 911 Carrera’, e cila kushton rreth 89,800 paund.

Makina e fundit e vjedhur nga hajdutët është një ‘Mercedes Maybach’, i cili ka një çmim fillestar prej 150,000 paund.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?