Foto nga autobusët ambulanca

Presion mbi shëndetësinë/ Britani e Madhe shndërron autobusët në ambulanca për pacientët e prekur nga COVID-19

21 Janar 2021, 10:53| Përditesimi: 21 Janar 2021, 11:00

  • Share

BRITANI E MADHE- Në Londër, të Britanisë së Madhe për shkak të presionit të madh mbi shëndetësinë nga koronavirusi, pacientët e infektuar transportohen me autobusë të cilët janë shndërruar në ambulanca.

Ndenjëset e autobusëve janë hequr me qëllim që të mund të transportohen 4 pacientë në të njëjtën kohë.

Go-Ahead, ndërmarrja e autobusëve që zotëron automjetet e ka bërë këtë me qëllim lehtësimin e transportimit të pacientëve të prekur nga COVID-19, në shenjë solidariteti.

Në këta autobusë do të punojnë mjekë dhe infermierë që janë pjesë e sistemit publik shëndetësor si dhe vullnetarë të një organizate bamirëse që e ofron ndihmën e parë.

Ato gjithashtu janë të pajisur me mjetet e nevojshme mjekësore me qëllim trajtimin urgjent të pacientëve të infektuar.

“Ambulancat” e reja do të përdoren brenda ditëve në vazhdim, si dhe kjo është hera e parë që një gjë e tille ndodh.

Situata epidemiologjike në Britaninë e Madhe është tepër kritike. Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3.505.754, ndërkohë që ai i viktimave është 93.290 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu në vend shënohet shpesh rekorde negative viktimash dhe infektimesh gjë që ka sjellë në vështirësi edhe shëndetësinë për shkak të mungesës së kapaciteteve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?