Britani e Madhe/ Kapen 2.3 ton kokainë në arka me banane, arrestohen 10 persona (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 20:37| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 20:49

  • Share

Një sasi prej 2.3 ton kokainë u gjetën dhe u sekuestruan ditën e sotme brenda një kontenieri me banane në Portsmuth, Britani e Madhe.

Sipas mediave të huaja, lënda narkotike e cila kapte vlerën e 184 mln paundëve dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 10 persona nga autoritetet britanike duke shënuar kështu një prej vlerave më të madhe të kokainës në Britani.

Hetimet janë shtrirë për një periudhë të gjatë prej disa javësh. Oficerët arritën të zbulojnë 41 arkat me banane ku pas kontrollit u gjet dhe sasia e kokainës.

Një rast i ngjashëm është edhe sekuestrimi i 613 kg kokainë brenda bananeve në Shqipëri dy vite më parë për të cilën është shpallur fajtor Arbër Çekaj. Edhe kokaina në këtë rast ka ardhur nga Kolumbia por nuk dihet nëse ka lidhje me rastin e Britanisë.

Gjithashtu mediat britanike nuk bëjnë me dije nëse prej të arrestuarve ka persona me origjinë shqiptare.

1613763569_arkabananekokaine.jpg

Kokaina e sekuestruar në Britani

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?