Fotot ilustruese: Policia britanike

Britani/ Dënohet me 15 muaj burg 20-vjeçari shqiptar, policia i gjeti mbi 140 mijë £ dhe mjete për rritjen e kanabisi (EMRI)

24 Shkurt, 17:27| Përditesimi: 24 Shkurt, 17:34

  • Share

Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 muaj burg nga autoritet britanike pasi iu gjetën 140,300 £ në kartëmonedha, në një shtëpi e cila më parë dyshohej nga autoritetet se ishte shtëpi bari.

I riu shqiptar i identifikuar si Daniel Kabali i cili një emigrant i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, u kap në flagrancë në një shtëpi në Linton Crescent, Alëoodley.

Ishte vetë i riu që me sjelljen e tij paranojake bindi policinë të kryente kontrolle në shtëpinë ku jetonte, pasi nuk kishte zbatuar urdhrin e efektivë për të hapur derën, gjë që bëri që oficerët të dyshonin se ai po përpiqej të fshihte diçka.

Sipas mediave, Shuma e parave u gjet në një dollap në hapësirën e papafingos.

Ata gjetën gjithashtu shuma të tjera parash të vendosura nëpër shtëpi, si dhe mjete që përdoren për rritjen e kanabisit.

Gjatë dëshmisë së tij para autoriteteve britanike 20-vjeçari pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 pound dhe deri tani kishte arritur të paguante vetëm 4,000 £.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?